Higuain s’përmbahet dhe përjashtohet me karton të kuq, pastaj shpërthen në lot

PUBLIKUAR

Sikur të mos i mjaftonte humbja e penalltisë për ta kthyer skuadrën e tij Milan në lojë, Gonzalo Higuain e la atë në baltë duke u përjashtuar pasi e humbi toruan dhjetë minuta para fundit në humbjen 2-0 ndaj Juventusit të dielën në “San Siro”.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, sulmuesi argjentinas Higuain lëshoi një mundësi të artë të shënojë kundër ish-skuadrës dhe ta barazojë rezultatin në 1-1 për Milanin, por penalltinë e tij e priti Wojciech Szczesny, raporton Gazeta Express.

Duket se kjo veçse e kishte rritur zemërimin e Higuainit në këtë takim.

Rreth dhjetë minuta para fundit, ai bëri një ndërhyrje jo sportive dhe u ndëshkua fillimisht me karton të verdhë.

Ai s’e pranoi ndëshkimin dhe reagoi duke mos arritur të përmbahet. Gjyqtari pastaj e përjashtoi duke ia treguar të kuqin pasi e humbi plotësisht toruan.

Megjithatë, u duk se Higuain ishte i kapluar nga emocionet pasi shpërtheu në lot pasi u qetësua situata. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...