Higuain për anulimin e miqësores me Izraelin: Vendim shumë i drejtë

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka thënë se Argjentina mori vendim të drejtë për të mos shkuar në Izrael për ta zhvilluar ndeshjen miqësore ndaj këtij vendi në Jerusalem.

Argjentina e anuloi mbrëmë ndeshjen e fundit përgatitore para Botërorit kundër Izraelit, i cila ishte paraparë të luhej të shtunën, njoftuan zyrtarë të Federatës së Futbollit të Argjentinës dhe vetë lojtarët, transmeton Gazeta Express.

Kjo ndeshje ka qenë subjekt i polemikave të mëdha në ditët e fundit sepse ishte vendosur të luhej në lagjen e Jerusalemit, Malha, e cila ndodhet pikërisht në një zonë të një ish-fshati palestinez të shkatërruar gjatë luftës pas të cilës u themelua Izraeli 70 vite më parë.

Lojtarët dhe trajneri Jorge Sampaoli nuk ishin dashur të shkonin në Izrael, duke e detyruar Federatën ta anulojë ndeshjen.

“Vendim i drejtë për të mos shkuar në Izrael”, ka thënë Higuain për Clarin.

“Më në fund e bëmë gjen e duhur”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...