Higuain mund të kalojë në Marseille

PUBLIKUAR

Fabrizio Ravanelli është zotuar se do ta marrë sulmuesin e Juventusit, Gonzalo Higuain, me vete në Marseille, nëse bëhet drejtor sportiv i klubit francez.

Higuainit i mbaron kontrata me Juven në verën e ardhshme dhe ripërtëritja e saj duket e pamundur, transmeton Gazeta Express.

Ka shumë mundësi që Higuain të kthehet në River Plate në vendlindje, po ashtu.

Por Ravanelli është i bindur se mund ta dërgojë 32-vjeçarin në Marseille me një kusht.

“Sikur të ishte drejtor sportiv i Marseille? Do ta sillja në klub Higuainin”, tha ish-sulmuesi i Italisë për L’Equipe.

“Nuk e di nëse do të vinte me mua.. Higuain do të ishte lojtar i rëndësishëm për ta ndihmuar Marseillen në Ligën e Kampionëve dhe ai mund të lejohet të largohet këtë verë”, shtoi ai.

“Mbase ai do të qëndrojë, por unë mendoj se mund ta marrë në Marseille në huazim”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...