Higuain largohet nga Napoli vetëm për këtë klub anglez

PUBLIKUAR

Raportohet se sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain, do të pranonte një kalim te Liverpooli.

Sipas Daily Mirror, 28-vjeçari dëshiron të luajë nën urdhrat e Jurgen Klopp, edhe pse Reds nuk marrin pjesë në ndonjë garë evropiane.

Me 36 gola në 35 paraqitje këtë sezon në Serie A, ai është shndërruar në sulmuesin më të kërkuar në Evropë.

Liverpooli me shumë mundësi do të largojë Christian Benteken, ndoshta edhe Daniel Sturridge në rast se vjen një ofertë e mirë pasi Reds janë lodhur nga lëndimet e shpeshta të anglezit.

Higuain ka qenë gjithashtu i lidhur edhe me Arsenalin e Manchester Unitedin, por sipas burimit të lartpërmendur, sulmuesi anglez dëshiron vetëm Liverpoolin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...