Higuain: Ku ishte fshehur Presidenti i Napolit?

PUBLIKUAR

Gonzalo Higuain ishte në dyshim për ndeshjen ndaj Napolit, pasi të hënën ishte operuar në dorën e majtë, por argjentinasi nuk mund ta humbte kurrsesi supersfidën e Juventusit ndaj ish-skuadrës së tij.

Edhe pse sulmuesi argjentinas ka kujtime shumë të bukura nga eksperienca me Napolin, Presidenti i klubit nga jugu i Italisë, Aurelio De Laurentiis, e ka kritikuar në disa raste për largimin te Juventusi.

Dje, Higuain shënoi golin e vetëm të ndeshjes dhe pati një dedikim të veçantë pas ndeshjes.

“Ka disa persona që presin që gjërat të të shkojnë keq, ka të tjerë që të qëndrojnë pranë gjithmonë. Doja të gjeja De Laurentisin në tribunë, por nuk e pashë. Ishte fshehur mesa duket”, tha Higuain pas ndeshjes. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...