Higuain e paralajmëron Messin: Mbrojtësit në Premierligë të shkelmojnë por gjyqtari s’ndal faulle

PUBLIKUAR

Lionel Messi duket të jetë i palumtur në Barcelonë dhe mulliri i thashethemeve parasheh se ai mund t’i bashkohet Manchester Cityt, por bashkëkombësi i tij Gonzalo Higuain e ka paralajmëruar atë për vrazhdësinë e mbrojtësve të Premierligës.

Higuain luajti në ligën elitare angleze vetëm gjysmë sezoni, kur e veshi fanellën e Chelsean në pjesën e dytë të sezonit 2018/19, transmeton Gazeta Express.

“Unë kam vuajtur shumë në Premierligë dhe nuk arrita të përshtatesha me futbollin atje gjatë gjashtë muajve”, tha Higuain për Fox Sports.

“Nuk është aspak si në La Liga. Nuk e di nëse do të kishte ndikim në Messin. Por nuk mendoj se ai do të vuante sepse është lojtar i një niveli tjetër”, theksoi argjentinasi.

“Atje mbrojtësit janë të ashpër sepse të shkelmojnë dhe gjyqtarët nuk ndalin faulle për këtë siç e bëjnë në Spanjë”.

Higuain thotë se dëshiron ta shohë Messin të lumtur.

“Nuk e di çfarë po mendon Messi tani, por shpresoj se ai do të vendosë për atë që ndiej se e bën të lumtur”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...