Higuain: Dybala në fushë më qëndron larg

PUBLIKUAR

Gonzalo Higuain ka thënë se Juventusi dha përgjigjen e duhur në ndeshje me Dinamo Zagrebin, ndërsa kishte disa fjalë edhe për parterin e tij në sulm Paulo Dybalan. 

Pipita dhe La Joya shënuan të dy në ndeshjen që Juve e fitoi 4-0 në Ligën e Kampionëve.

“Gjatë ndeshjes i thash që të më qëndronte më afër,  pasi mendova që ndeshja është duke shkuar ashtu”.

“Preferoj që ai të më qëndrojë më afër, por në fund është zgjedhja e tij. Jam në moment të mirë, por është vetëm fillimi dhe ende më duhet të përshtatet me shokët e rinj të ekipit dhe sistemin”.

“Po përmirësohem ndeshje pas ndeshje dhe fitoret të ndihmojnë që të përmirësohesh. Nuk jemi në momentin më të mirë, por rezultatet janë të mira’, ka thënë El Pipita.  /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...