Hidhet nga kati i dymbëdhjetë i banesës një burrë në Prishtinë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në kryeqytet është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i banesës, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe ekipi mjekësor, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Prishtinë 10.09.2021 – 03:52. Është raportuar se në rrethana të panjohura viktima mashkull  kosovar është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i banesës. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Takohen zyrtarët e lartë të Prokurorisë dhe Policisë në Pejë, flasin për zbardhjen e vrasjeve të pazgjidhura të pasluftës

Ushtruesja e Detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka mbajtur...

Hoxhaj takon deputeten britanike Kearns në Berlin: Kosova është me fat që ka miq të tillë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka...

Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24-orët e fundit ka bërë...