Het-triku i Martinezit ia dhuron Argjentinës fitoren bindëse kundër Meksikës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Lautaro Martinezi e mori të gjithë vëmendjen gjatë fitores bindëse të Argjentinës, me rezultat 4:0, në ndeshjen miqësore kundër Meksikës në Teksas, të martën.

Sulmuesi argjentinasi, Lautaro Martinez, e shënoi një het-trik mbresëlënës qysh në pjesën e parë, kur djemtë e Lionel Scalonit e dominuan plotësisht ndeshjen në minutat hapëse, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi i Interit ishte ylli i ndeshjen, duke shënuar tri herë si dhe duke i ndihmuar Argjentinës – që luante pa Lionel Messin e suspenduar – ta fitojnë një penallti, që u shndërrua në penallti nga Leandro Paredes.

Martinez u zëvendësua menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë, pasi ia dha Argjentinës kontrollin e plotë në këtë ndeshje.

Kjo disfatë ishte një goditje e madhe për Meksikën, që s’kishte pasur asnjë disfatë më parë me trajneri Gerardo Martino, i cili u emërua në pozitën e trajnerit në janar.

Muajin tjetër, Argjentina do të përballet me Gjermaninë në një ndeshje miqësore, ndërsa Meksika do të takohet me Trinidadin, para se të fillojnë përballjet për Ligën e Kombeve të CONCACAF, kundër Bermudës dhe Panamasë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...