Herrera, optimist se Mbappe mund të shërohet në kohë për rinisjen e Champions

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Ander Herrera, është shprehur optimist se ylli i lënduar i skuadrës franceze, Kylian Mbappe, mund të bëjë mrekulli dhe të shërohet në kohë për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Atalantas.

Kylian Mbappe e pësoi një lëndim serioz në finalen e javës së kaluar të Coupe de France kundër Saint-Etienne, ndërsa më vonë PSG-ja e lëshoi një deklaratë duke thënë se 21-vjeçari do të mungonte tre javë, duke bërë kështu që ai të mungojë edhe në përballjen e 12 gushtit kundër Atalantas, transmeton Gazeta Express.

E përkundër që trajneri Thomas Tuchel ka insistuar se Mbappe do t’i duhej një mrekulli për t’u shëruar në kohë për rinisjen e Ligës së Kampionëve, Herrera mendon se është ende herët të përjashtohet ajo mundësi.

“Ne jemi optimistë për Kylianin”, u shpreh Herrera, pas triumfit të së premtes të PSG-së në finalen e Coupe de la Ligue.

“Ne e kemi parë që ai mund të ecë ngadalë. Ai është shumë profesionist dhe është i ri. Dëshiron me të vërtetë të luaj dhe ne duhet të jemi shumë të qetë. Ai punon çdo ditë, paradite dhe pasdite”.

“Por, nëse ai e ka të pamundur të luajë, atëherë ne kemi edhe zgjidhje të tjera. Kylian është shumë i rëndësishëm dhe jam i sigurt se ai do të tentojë të luajë”.

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...