Herrera flet për finalen me Realin, lavdëron Mourinhon

PUBLIKUAR

Ander Herrera ka lavdëruar Jose Mourinhon, duke thënë se ai është trajner fitues.

Jose Mourinho ka fituar tre trofe që në sezonin e parë me Manchester Unitedin, League Cup, Community Shield dhe Europa League.

Kjo ka bërë që mesfushori spanjoll, Ander Herrera, të ketë vetëm fjalë të mira për portugezin, duke e konsideruar trajner fitues.

Ai foli edhe për finalen e UEFA Super Cup, ndaj Real Madridit, e cila do të zhvillohet me 8 gusht në “Philip II Arena”, Maqedoni.

“Ne tashmë jemi duke menduar për finalen e Superkupës së Evropës”, tha Herrera për Sky Sports. “Titujt janë gjithçka në futboll, apo jo? Që të arrihen objektivat”.

“Tani do të luajmë në Ligën e Kampionëve. Tre tituj: League Cup, Community Shield dhe Europa League. Për këtë kemi folur që në fillim të sezonit. Kur ai erdhi këtu tha se është në Manchester United për të fituar trofe dhe e ka bërë këtë. Sezoni parë, tre tituj. Trajneri ynë është fitues”, tha më tej Herrera për Sky Sports. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...