Herrera: Askush në United s’besoi se do të fitonim në Paris

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Ander Herrera i Paris Saint-Germainit e ka pranuar se askush në skuadrën e Manchester Unitedit nuk kishte pritur që ata të fitonin në Paris gjatë sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve, kur “Djajtë e kuq”  udhëtuan në Francë pasi humbën 2:0 në “Old Trafford”.

Manchester Unitedi doli fitimtar në këtë fazë me rezultat të përgjithshëm, duke i kaluar pritshmëritë me fitore 3:1 në Parc des Princes për ta zënë një vend në fazën çerekfinale falë epërsisë së golave të shënuar si mysafir, transmeton Gazeta Express.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer u mposht pastaj me rezultat 4:0 nga Barcelona në çerekfinale, mirëpo Herrera, i cili u transferua në PSG gjatë afatit kalimtar të verës, ka zbuluar se askush në zhveshtoren e klubit as që kishte besuar se do të arrinin deri në atë fazë.

“Askush mes lojtarëve të Manchester Unitedit nuk kishte menduar se do të fitonim në Paris”, ka bërë të ditur mesfushori spanjoll në një intervistë të dhënë për Canal+.

“Në futboll, nuk mund ta humbasësh përqendrimin as për dy minuta sepse përndryshe duhet ta paguash. Kjo disfatë nuk ishte normale për PSG-në”.

Herrera nuk po gjen shumë minuta lojë në Paris që kur e kompletoi transferimin gjatë verës, pasi që gara për pozitat në mesfushën e skuadrës së Thomas Tuchel është e madhe, mirëpo 30-vjeçari e kupton këtë situatë.

“Unë besoj në “Karma”, besoj se gjithçka që jep, do të të kthehet. Kështu që nëse luaj në formacion e parë, e jap maksimumin; nëse luaj 10 minuta, jap gjithçka; nëse luaj pesë minuta, jap gjithçka; nëse luaj dy minuta, jap gjithçka. Kjo vlen për çfarëdo pozite”, shtoi Herrera. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...