Herolind Shala, në formacionin e vitit në Norvegji

PUBLIKUAR

Mesfushori kosovar Herolind Shala ka marrë lëvdata të mëdha për paraqitjet e tij në ligën norvegjeze gjatë vitit, duke e fituar edhe një vend në formacionin më të mirë të vitit.

Kampionati norvegjez – Eliteserien – merr fund këtë javë, ndërsa Molde do të shpallet kampion i Norvegjisë për këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Klubi në të cilin luan kosovari, Valerenga, e ka mbyllur sezonin në pozitën e dhjetë me 34 pikë të grumbulluara nga 30 ndeshjet e zhvilluara – tetë fitore, dhjetë barazime dhe 12 humbje.

Mbyllet sezoni në Norvegji, Herolind Shala në formacionin e vitit

Përkundër lëndimeve që e mbajtën Shalën jashtë fushës së blertë për shumë ndeshje, ia ka arritur ta fitojë një vend në formacionin më të mirë, të publikuar nga njëra ndër gazetat më të mëdha të Norvegjisë, VG.no.

Në 21 ndeshjet që që i ka luajtur këtë sezon në Kampionatin Norvegjez, Herolind Shala ka arritur të kontribuojë me gola dhe pesë asiste.

Ai i ka munguar edhe Kombëtares së Kosovës gjatë ndeshjeve të fundit për shkak të një lëndimi që e ka pësuar dhe mungesa e tij në repartin e mesfushës, bashkë me atë të Hekuran Kryeziut, ka lënë gjurmë në paraqitjet e Kosovës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...