Heroi i Gjermanisë, Gotze – rikthehet në Bundesligë

PUBLIKUAR

30 vjeçari është rikthyer në Bundesligë pas dy viteve ku kishte përfunduar aventurën e dytë me Borussia Dortmund

Heroi i  Gjermanisë në Botërorin e vitit 2014, Mario Gotze është rikthyer në Atdheun e tij pasi që ka arritur një marrëveshje me Eintracht Frankfurt.

Gotze u largua nga Bundesliga më 2020 pas një sezoni zhgënjyer me klubin e tij të parë, Borussia Dortmund.

Ai tani do të shikon mundësinë që të shkëlqejë përsëri pas kalimit të tij në PSV.

“Eintracht Frankfurt ka arritur një marrëveshje deri më 2025 me Mario Gotze teksa ata po vazhdojnë ta ndërtojnë skuadrën e tyre për sezonin e ri”, thuhet në deklaratën e klubit postuar në faqen zyrtare.

“30 vjeçari ka bërë 77 paraqitje në dy sezone për PSV Eindhoven, ku ai fitoi Super Kupën e Holandës më 2021 dhe KNVB Kupën më 2022, duke shënuar 18 gola dhe bërë 18 asiste”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...