Një burrë misterioz është kapur nga kamera, duke kërcyer në një lumë për të shpëtuar një burrë që po mbytej në ujë.
Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Newcastle, ku një person ishte parë në ujë që nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe po luftonte për jetë, transmeton Telegrafi.
Por fatmirësisht në ato momente shfaqet një burrë i veshur me të zeza, i cili pa u menduar dy herë futet në ujë dhe shpëton burrin që po mbytej.
Dëshmitarë të kësaj ngjarje ishin edhe dy policë, të cilët konfirmuan gjestin heroik të burrit misterioz. /Telegrafi/


