Hernanes ende i dhembë largimi nga Interi

PUBLIKUAR

Mesfushori i Juventusit, Hernanes, edhe një herë është ndalur të flas për largimin e tij nga Interi.

Braziliani ende është i befasuar nga largimi dhe ndjen keqardhje për mënyrën se si u largua nga Nerazzurrët.

“Negociatat filluan një ditë pas mbylljes së tregut, kështu që largimi ishte shumë i habitshëm dhe kështu mbetet ende. Gjërat shkuan mirë, marrëveshja ishte arritur lehtësisht dhe të gjitha palët u ndan të kënaqura”.

“Interi ishte një aventurë e bukur edhe pse zgjati vetëm një vit e gjysmë dhe nuk arrita të luaj rregullisht. Ndoshta, një ndër faktorët kryesorë që nuk kisha minuta të mjaftueshëm në fushë ishin lëndimet. Por, kjo nuk më ka ndaluar të bëjë paraqitje të mira”, ka thënë Hernanes për portalin brazilianSuper Deportes. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...