Hernandez reagon për largimin e mundshëm nga Bayerni

PUBLIKUAR

Lucas Hernandez nuk është duke e menduar largimin nga Bayern Munich.

Për të interesohet Paris Saint Germain, por ishi i Atletico Madridi do të vazhdojë me kampionin e Evropës.

Megjithatë, Hernandez dha sinjale se nëse edhe sezonin e ardhshëm do të vazhdojë situata njëjtë me të, atëherë po, atëherë do t’i shqyrtojë ofertat.

“Të largohem nga Bayern? Jo. Ende kam katër vite në kontratë, vetëm sa jam transferuar këtu”, tha ai për Telefoot.

“Pas kësaj, do të varet nga sezoni, nëse do të vazhdojë të jetë i komplikuar, atëherë do të shohim”.

Kur u pyet veçanërisht për interesimin e PSG-së, Hernandez tha: “Janë spekulime, personalisht nuk kam pranuar asgjë, as nga agjenti as nga askush tjetër”.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...