Hernandez informon Bayernin se e dëshiron largimin dhe transferimin te PSG

PUBLIKUAR

Lucas Hernandez raportohet se ka informuar Bayern Munichin se dëshiron që të largohet gjatë verës.

Gazetari i njohur gjerman, Florian Plettenberg, bëri të ditur se francezi i ka informuar sot personalisht krerët e klubit për dëshirën e tij, shkruan Gazeta Express.

Hernandez thuhet gjithashtu se dëshiron që të transferohet te Paris Saint-Germaini.

27-vjeçari nuk do të rinovojë as kontratën e tij, e cila skadon në verën e vitit 2024.

Kësisoj, edhe Bayerni besohet se do ta lejojë mbrojtësin që të largohet këtë verë, për të mos e humbur falas vitin e ardhshëm.

“Bavarezët” kërkojnë 60 milionë euro për Hernandez, plus bonuse të tjera. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...