Henderson: Kështu shënova në portën e Chelseat

PUBLIKUAR

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, është ndarë shumë i kënaqur me fitoren kundër Chelseat.

Mesfushori doli të jetë fitues i ndeshjes të premten me një super gol nga distanca prej mbi 30 metra.

“Është fitore e madhe që na mban në pozitën e mirë që jemi”.

“Kemi qenë të jashtëzakonshëm javën e shkuar, po ashtu edhe në stërvitje dhe tani në këtë javë dhe për këtë kam pas ndjenja të mira dhe ashtu doli”.

“E godia mirë topin dhe dëshiroja ta dërgoja sa më shumë në qoshe të portës dhe për fat u fut në portë. Ai është një portieri i klasit botëror, por ishte jashtë kohës dhe erdhi goli”, ka thënë Henderson.

Liverpooli ka 10 pikë, pas pesë ndeshjeve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...