Heidi befason me deklaratën e saj: Romeon nuk e duroj dot në këtë shtëpi

PUBLIKUAR

Banorja e ‘Big Brother Vip Albania 3’, Heidi Baci së fundmi ka befasuar me deklaratën e saj teksa ka thënë se Romeon nuk e duron dot në atë shtëpi.

Mbrëmjen e kaluar, Vëllai i Madh ka kerkuar që të vendosë grupin e Romeos në tryezën e së vërtetës per sfiden “Thuaje ose Pije”.

Sipas zarfit, të gjithë banorët do zgjedhin nga një pyetje të cilës duhet t’i përgjigjen por nëse nuk përgjigjen, ata do të pijnë “shots”.

Teksa kanë qenë në oborr, rreth tavolinës të së vërtetës, Heidi i është përgjigjur pyetjes se cili është personi që ajo nuk duron dot në shtëpi.

Banorja ka shpjeguar se e ka të vështirë qëndrimin e saj për shkak të këtij personi dhe ai është pikërisht Romeo.

“Për mua, është e vështirë prezenca e atij personi në këtë shtëpi dhe qe nuk e duroj dot, është Romeo. Jo në sensin e keq por që e kam shumë të vështirë qëndrimin me të”, ka thënë Heidi.

SHIKO MË SHUMË

Edisa debat të ashpër me Brikenën: Mashtruese, je e lidhur nga jashtë – kam marr informacione ekstra

Një përplasje e fortë ka shpërthyer mes Brikenës dhe Edisës gjatë emisionit “Fan Club”,...

Nora Istrefi rikthehet me EP, sjell duetin e shumëpritur me Sinan Vllasaliun

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka befasuar publikun duke publikuar Ep-in, i cili përbëhet...

Gjyste Vulaj me fjalë të ndjera për Brikenën: “Ndjenjat nuk shkruhen me skenar”

Këngëtarja e njohur, Gjyste Vulaj, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një dedikim...