Policia e Kosovës njofton se në Ferizaj më datën 1 shkurt, është shkaktuar rrezik i përgjithshëm, pasi në gjimnazin “Shaban Hashani” një nxënës i kësaj shkolle ka hedhur sprej në korridoret e shkollës, ku si pasojë 7 nxënës kanë kërkuar ndihmë mjekësore
“Hetuesit e Sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj, lidhur me rastin ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” i ndodhur në gjimnazin ,,Shaban Hashani” në Ferizaj me 01.02.2017, me ç’rast një person i dyshuar në korridorin e shkollës kishte hedh sprej dhe shtatë nxënës kishin kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit”, thotë komunikata.
Policia njofton se personi i dyshuar A.M. (viti i lindjes 2000) është arrestuar dje dhe pas intervistimit në prezencë të mbrojtësit dhe punëtorit të Qendrës për punë sociale,i njëjti ka pranuar në tërësi veprën me të cilën ngarkohet dhe me urdhër të prokurorit .
I dyshuar dërgohet në mbajtje për 24 orë deri në procedimin e lëndës në Prokurorinë e Shtetit.


