Haziri thotë se pas Ukrainës, Ballkani mund befasohet nga Rusia

PUBLIKUAR

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, thotë se Kosova është e sigurt nga prania e NATO-s.

Haziri ka deklaruar se Rusia në Ballkan ka ndikim në disa shtete, por me theks të veçuar në Serbi.

“I vetmi aleat i cili në Ballkan trajtohet nga Rusia është Serbia dhe popullata serbe që përfshinë më shumë shtete se Serbia. Në Bosnje, Kosovë, Mal të Zi apo edhe Maqedoni të veriut elementi serb është i konsoliduar dhe kontrolluar 100% nga Beogradi”, tha ai në RTV Dukagjini.

Nënkryetari i LDK-së thotë se shtetet e mëdha si Rusia luftërat ndonjëherë i largojnë sa më larg nga shtëpia e vet.

“Natyrisht se Rusia nuk do të ndalet vetëm në tendencën për ta pushtuar Ukrainën. Kriza do të pëlcet edhe në vende ku nuk e presim. Mund të befasohemi edhe ne. Megjithatë ne si popullatë shqiptare në Kosovë ndoshta nuk do të prekemi pasi jemi të sigurt nga prezenca fizike e NATO-së”.

Haziri thotë se ushtria e Kosovës është ushtri e NATO-s, pasi NATO garanton edhe hapësirën ajrore.

Ai thotë se Kosova ende nuk e ka finalizuar shtet ndërtimin dhe sipas tij duhen edhe ca kohë për të ndërtuar struktura të sigurisë.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...