Haziri: LDK nuk do të ketë marrëveshje politike bllok me askënd

PUBLIKUAR

Lutfi Haziri është deklaruar pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.

Ai tha se marrëveshje politike bllok, LDK-ja nuk do të ketë me askënd, raporton Indeksonline.

“Kemi taku strukturat për të bërë vlerësimet e para te zgjedhjeve lokale, kemi falënderu gjithë për këtë rezultat të mirë, këtë rikthim të LDK, ne po presim edhe numërimin e fundit të votave për të konstatu komunën e tretë që do kaloj pa balotazh.

Vlerësoj të gjithë këtë punë të madhe për këtë riktihm të madh të LDK. Marrëveshje politike bllok LDK-ja nuk do ketë me askënd, marrëveshja do të jetë me qytetarë, me të cilët do të punojmë. Nga Prishtina me çdo kumunë tjetër do të angazhohemi bashkarisht”, u shpreh Haziri.

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...