Haziri flet për balotazhin i bindur në fitoren e LDK’së

PUBLIKUAR

Kryetari aktual i Gjilanit është i bindur se do të vijojë të udhëheq me këtë komunë edhe katër vjetët e ardhshme. Kandidati i LDK’së thotë se do të fitojë balotazhin në këtë komunë.

Komentet Haziri i bëri në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

“Definitivisht është punë që unë e pres me padurim mbylljen e procesit zgjedhor. Qytetarët vendosin por unë jam konfident që kjo punë është e mbyllur në Gjilan”, tha Haziri i pyetur nëse do të jetë kryetar komune edhe pas 14 nëntorit.

“Nuk mbështetem në sondazhe, mbështetem vetëm në reagimin qytetar”, tha Haziri.

“Në Gjilan LDK’ja dhe unë do të bëhemi fitues të mëdhenj me qytetarët e Gjilanit përfundimisht të dielën. Kjo bazohet në punë”, tha ai.

Emisionin e plotë e keni KËTU.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...