Haziri: Deputetët “rebelë”, po e mbajnë të izoluar Kosovën

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, gjatë një interviste për gazetën “Bota sot”, ka thënë se ngecja e ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e zi, për shkak të sjelljeve të opozitës, po e rëndon jetën politike në Kosovë. Haziri e ka vlerësuar si të pafalshme që Kosova të dënohet me mos liberalizim të vizave edhe për një kohë për shkak të sjelljes së një numri të deputetëve, edhe të LDK-së, karshi mosbesimit për ratifikim.

Haziri ka theksuar se Kosova në përgjithësi ka shënuar progres në shumë fusha gjatë vitit që lamë pas, përveç ngecjes së ratifikimit të marrëveshjes me Malin e Zi, e cila po kushton me liberalizimin e vizave.
“Kjo sfidë e shkaktuar nga ana e opozitës po vazhdon ta rëndoj jetën politike edhe më tutje në Kosovë”, ka thënë Haziri.

I pari i Gjilanit më tej ka theksuar se është e tepërt të kërkohet që të bindet një deputet i Kuvendit të Republikës për ta votuar një proces politik, një vendim, ligj apo ratifikim.

“Ata e kanë për detyrë të koordinohen brenda strukturave të partive që si përfaqësues të qytetarëve ta kenë rolin e vet dhe përfundimisht ta mbyllin një proces. Është e pafalshme që në të ardhmen Kosova të dënohet me mos liberalizim të vizave edhe për një kohë për shkak të sjelljes së një numri të deputetëve, edhe të LDK-së, karshi mosbesimit për ratifikim. Ne i kemi mirëkuptuar kur kanë pasur mosbesim ta votojnë kryeministrin Isa Mustafa ose ndoshta i kemi mirëkuptuar edhe për mosbesimin ndaj presidentit kur është zgjedhur, por vazhdimi i këtij mosbesimi ndaj çdo vendimi të proceseve të rëndësishme për Kosovën, është i pakuptueshëm”, tha Haziri.

Lutfi Haziri më tej ka folur edhe për mundësin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, duke thënë se për LDK-në, zgjedhjet nuk janë zgjidhje e problemeve në Kosovë.

“Duhet t’i qëndrojmë lojal kalendarit zgjedhor, të përgatitemi për zgjedhjet lokale dhe ta përmirësojmë procesin zgjedhor në mënyrë që të jetë proces më i thjeshtë për votuesit, më i besueshëm si rezultat dhe të eliminohet çdo lloj tendence për manipulim eventual. Ne nuk e kemi as komoditetin buxhetor e as politik sa herë që të kërkojnë grupet politike për të dalë në zgjedhje. Para vitit 2018 do të ketë vetëm zgjedhje lokale, ndërsa ato nacionale përfundimisht mbahen në vitin 2018”, u shpreh Haziri./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...