“Hazardi është Michael Jordani i futbollit”

PUBLIKUAR

Trajneri i ekipit kombëtar të Belgjikës, Roberto Martinez, e ka përshkruar Eden Hazard si fitues të ardhshëm të Topit të Artë, duke e cilësuar yllin belg si Michael Jordanin e futbollit.

Eden Hazardi – i cili vlerësohet nga shumë tifozë si ndër futbollistët më të mirë në botë – kaloi nga Chelsea në Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës së këtij viti. Që nga atëherë, ai e ka shfaqur talentin e tij disa herë, por ka qenë i dëmtuar nga shumë lëndime, transmeton Gazeta Express.

Kur u pyet për Hazardin, Martinezi e krahasoi atë me legjendën e basketbollit, Michael Jordan.

“Unë mund ta shoh Hazardin duke e fituar Topin e Artë. Ai e ka rolin e të qenët fitues i Topit të Artë. Ajo që ai ka bërë është në nivelin e fituesit të Topit të Artë dhe ai është gjithmonë legjitim për këtë çmim”, ka thënë Martinez.

“Ai ka arritur gjëra të mrekullueshme me Chelsean, në Francë. Është e vështirë për një të huaj të jem referenca e një projekti që ka për qëllim ta fitojë ligën. Ai është një lojtar që i bën pasimet kyçe, është si Michael Jordani. Hazardi është Michael Jordani i futbollit”.

Hazardi – i cili ka shënuar vetëm një herë këtë sezon – do të mungojë në El Clasicon e parë të karrierës së tij me Real Madridin për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës së djathtë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...