Eden Hazard ka thënë se është shumë i lumtur në Chelsea, me të cilën skuadër ka kontratë deri në vitin 2020
Ylli i Chelseat, Eden Hazard nuk dëshiron që as t’i bëhet pyetje rreth kalimit të tij të mundshëm në Real Madrid.
Belgu insiston se është mirë në Chelsea dhe ka kontratë deri në vitin 2020.
“Nuk kam çka të them rreth të ardhmes. Pse dëshironi të më fusni në këtë m..? Jam shumë mirë këtu. Kam detyra për të përfunduar këtë vit. Kam kontratë deri në vitin 2020. Për momentin jam i mirë këtu”, ka thënë Hazard për Claude Atcheba.
Hazard është duke u kërkuar me ngulm nga Real Madrid, skuadër e cila thuhet se është gati të paguaj deri në 100 milionë euro. /Express/



