Hazard: Triumfi në Ligën e Evropës mënyrë e përkryer për t’i thënë Chelseat lamtumirë

PUBLIKUAR

Eden Hazard ka thënë se triumfi në finale të Ligës së Evropës kundër Arsenalit do të ishte një mënyrë e përkryer për t’i dhënë lamtumirën Chelseat, nëse do të largohet nga klubi këtë verë.

Pas përfundimit të këtij sezoni, Hazardi tregoi se tashmë e ka marrë vendimin për të ardhmen e vet, i cili do të bëhet publik pas finales së garës dytësore evropiane në Baku, transmeton Gazeta Express.

Sky Sports mëson se Chelsea i do hiç më pak se 147 milionë euro për belgun, por Real Madridi – që ka besim të madh se do t’ia dalë ta blejë atë – e vlerëson Hazardin jo më shumë se 100 milionë euro për faktin se ai ndodhet në 12 muajt e fundit të kontratës së tij me klubin londinez.

Hazard këmbëngul se asgjë nuk është finalizuar rreth të ardhmes së tij, por e pranoi se fitimi i trofeut në Baku të mërkurën do të ofronte një lamtumirë të duhur.

“Kjo është garë evropiane, prandaj për mua, për klubin, për trajnerin, për tifozët, është diçka shumë e rëndësishme”, tha Hazard.

“Kur luan në një finale, nuk ka rëndësi se a është në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës apo Kupën e Ligës, gjithmonë dëshiron ta fitosh dhe ta sjellësh atë në shtëpi dhe ta festosh me tifozët”, shtoi ai.

“Thjesht dua ta fitoj këtë trofe, kjo është e gjitha. Nuk ka rëndësi se a shënoj apo jo. Nëse është ndeshja ime e fundit, shpresoj se do ta fitoj këtë trofe”, theksoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...