Hazard: “Tashmë kam vendosur për të ardhmen, Chelsea e di…”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Hazard ka thënë se është vendosur gjithçka sa i përket të ardhmes, por s’ka treguar nëse do të qëndrojë në Chelsea apo do të shkojë në Real Madrid.

Eden Hazard duket gjithnjë e më afër Real Madridit.

28-vjeçari, që e mbylli sezonin me Chelsean në Premierligë me 16 gola dhe 15 asiste, ka bërë të ditur se tashmë ka vendosur për të ardhmen dhe se klubi i tij e di këtë.

“Vendimi im është marrë. Unë gjithashtu do të kisha preferuar që të jetë ndryshe, por për fat të keq kjo nuk ndodhi. Unë jam ende duke pritur. Kam marrë vendimin tim, por nuk mund të kontrolloj gjithçka. Dy javë më parë i thashë klubit përsëri se çfarë dua. Edhe nëse do të qëndroj në një dhom i heshtur, nuk më bën të mendoj. Vendimi im është i sigurt”, deklaroi Hazard.

Siç duket, deri më tani, Chelsea s’ka dashur të dëgjojë për largimin e tij nga “Stamford Bridge”, por Hazard ishte i qartë kur tha “unë gjithashtu do të kisha preferuar që të jetë ndryshe, por për fat të keq kjo nuk ndodhi”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...