Hazard s’e ka ndërmend të largohet nga Reali

PUBLIKUAR

Eden Hazard nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi, edhe pse po e kalon një tjetër sezon dëshpërues.

Për këtë siguron mediumi spanjoll “Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

31 vjeçari kishte nënshkruar kontratë pesëvjeçare kur iu kishte bashkuar “Los Blancos” në vitin 2019.

Mirëpo, vazhdimisht është përfolur për një rikthim të tij të mundshëm në “Stamford Bridge” pas formës së zbehtë dhe lëndimeve.

Vëllai i vogël i Hazard, Kylian, i cili luan për Cercle Brugge thotë se Eden dhe familja e tij do të ishin të kënaqur nëse rrinë në Spanjë.

“Ai është mirë aty ku është, familja e tij ndihet mirë atje. Eden ka kontratë deri në vitin 2024 dhe mendoj se ai do të qëndrojë në Madrid deri në atë periudhë”, deklaroi Hazard junior për “HLN”.

“Ndoshta është duke luajtur më pak dhe ekipi po funksionon pa të. Mirëpo, të gjithë e dinë se sa i mirë është ai”, përfundoi vëllai i Hazardit. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...