Eden Hazard ua ka shuar çdo shpresë adhuruesve të Manchester Unitedit për ndonjë kalim të mundshëm të tij në “Old Trafford”.
Që prej se iu bashkua Chelseat nga Lille para gjashtë viteve, Hazard ka qenë lojtari kyç i skuadrës, por ka qenë subjekt i interesimit nga Real Madridi në vitet e fundit, transmeton Gazeta Express.
Përfaqësuesi belg po i qethte flokët dhe qethja e tij po transmetohej drejtpërdrejt në rrjetet sociale kur një adhurues i Unitedit i bëri thirrje t’i bashkohet “Djajve të kuq”, por anësori e hodhi poshtë mundësinë menjëherë, duke thënë: “S’ka shanse”, para se t’ia plaste të qeshurës.
27-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri më 2020, por pritet të nënshkruajë kontratë të re në vend se të largohet. /Express/


