Mesfushori belg, Eden Hazard mund të largohet nga Chelsea në fund të stinorit.
Skuadra londineze vështirë se do të arrijë njërën nga pozitat që i dërgon në Ligën e Kampionëve dhe kjo është arsyeja e largimit.
Mediat angleze kanë raportuar se Hazard nuk dëshiron të jetë jashtë garave evropiane dhe ka kërkuar largimin.
E ardhmja e tij mund të jetë në La Liga, ku Real Madrid po interesohet për shërbimet e tij.
Gjithsesi në garë mbetet edhe kampioni aktual i Francës, Paris Saint Germain. /Telegrafi/


