“Hazard është galaktik, por nuk është Cristiano Ronaldo”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Ish-trajneri i Real Madridit ka paralajmëruar tifozët që të mos presin nga Hazard të shënojë gola siç ka shënuar Ronaldo.

Me largimin e Cristiano Ronaldos, Real Madridi vuajti shumë para portës kundërshtare, duke mos arritur të gjejë shpesh golin – çka edhe iu kushtoi në 18 ndeshje sezonin që lamë pas (e mbylli edicionin me 18 humbje në të gjitha garat), raporton Gazeta Express.

Megjithatë, me ardhjen e Eden Hazard, ish-trajneri dhe lojtari i Realit si dhe ish-trajner i Spanjës, Antonio Camacho, tha se Madridi mund të ndryshojë.

Por, ka paralajmëruar tifozët që të mos presin nga ai atë që bënte gjithmonë Ronaldo, shënimin e shumtë të golave.

Tifozët janë të lumtur me transferimet, kjo u pa edhe kur në prezantimin e Hazardit ishin 60 mijë persona. Hazard është galaktik, por nuk ka të bëjë asgjë me Cristiano Ronaldo sepse nuk është vrasës në zonën e kundërshtarit. Hazard është lojtar që të ndihmon shumë në lojë dhe përmirësimin e saj dhe këtë duhet të shfrytëzojë Reali dhe ta administrojë siç duhet për të shënuar më shumë gola”, deklaroi Camacho.

Përveç kalaktikëve, Reali duhet t’i rikuperojë Toni Kroosin dhe Luka Modricin, sepse ka dy vite që nuk janë në nivelin e tyre”.

Sezonin më të mirë në karrierë në aspektin e golave, Hazard e ka arritur në edicionin 2011/12 me Lillen ku ka shënuar 22 gola në 49 paraqitje.

Ndërsa sezonin e kaluar, i fundit me Chelsean para transferimit në Madrid për 100 milionë euro – Hazard realizoi 21 gola dhe dhuroi 17 asiste në 52 ndeshje në të gjitha garat, sezoni i dytë më i mirë në karrierë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...