Hazard e ka të qartë: Nuk do të bëhem kurrë si Messi apo CR7!

PUBLIKUAR

Mesfushori i Chelseat, Eden Hazard, e pranon se ai nuk do të jetë kurrë një golashënues i vërtetë, si Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.

Futbollisti ofensiv në sezonin e kaluar ishte kurorëzuar me çmimin Lojtari i Vitit në Ligën Premier, pasi ishte pika kyçe që londinezët arritën të fitonin titullin në Angli.

Belgu kishte arritur të shënojë 19 gola me ‘The Blues’ në të gjitha garat në sezonin e kaluar dhe trajneri Jose Mourinho dhe Cesc Fabreas thanë se ai mund të krahasohet edhe me sulmuesit më të mëdhenj momentalisht në botë.

Megjithatë, 24-vjeçari është i bindur se ai nuk është në nivelin e Ronaldos apo Messit, në aspektin e golave dhe nuk ka për të qenë kurrë.

“Shpesh pyes veten se çfarë duhet të bëj për të shënuar gola aq sa Messi dhe Ronaldo, të cilët shënojnë 50 ose 60 gola në sezon”.

“Normalisht që unë përpiqem maksimalisht, por unë kurrë nuk do të jem një golashënues i vërtetë, pasi pas rezultatit 2-0 më shumë mendoj të asistoj se të shënoj”.

“Unë nuk jam në kërkim të golave si disa lojtarë të tjerë, në qoftë se arrij të bëjë 15 deri 20 gola në çdo sezon, do të jem shumë i lumtur”, ka thënë Hazard për Sport/Foot Magazine. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...