“Hazard duhet të shkojë në Madrid për të arritur nivelin e Messit e Ronaldos”

PUBLIKUAR

Ish mbrojtësi i Chelsea pret që Los Blancos të bëjnë ofertë për njërin prej synimeve të tyre të gjata këtë verë, nëse vendosin ta largojnë Gareth Balen

Eden Hazard duhet që të largohet nga Chelsea për në Real Madrid në mënyrë që të krahasohet me Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldon, thotë Frank Sinclair, derisa Blutë janë paralajmëruar nga ai se nëse nuk ka transfere ai do të largohet.

“Mendojë që Hazard duhet të mendojë se është lojtar i kategorisë së njëjtë me Ronaldo apo Messi, e për ta bërë këtë ai duhet të shkojë në një klub si Real Madridi”, ka thënë ish mbrojtësi i Bluve për Sporting Bet.

“Chelsea do të bëj gjithçka që ta mbaj atë edhe për së paku një vit, por Real Madrid e kishte kërkuar me ngulm ata vitin e kaluar por mund të kthehen përsëri. Me Bale që ka mundësi të largohet nga Madridi, mendoj që Reali duhet të këtë një listë të lojtarëve që do ti zëvendësojë dhe Hazard është njëri prej tyre”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...