Haxhiu për rastin në Prizren: “Dhuna, në çdo formë të saj është e patolerueshme”

PUBLIKUAR

Ministrja në detyrë, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me rastin që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Prizren duke thënë se ky akt i tmerrshëm i dhunës në familje është i pa papranueshëm dhe përbën një krim që duhet dënuar maksimalisht.

 

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Prizren, ku një shtetas turk me banim të përkohshëm në Republikën e Kosovës vrau vajzën e tij të mitur dhe plagosi rëndë vajzën tjetër 11-vjeçare. Ky akt i tmerrshëm i dhunës në familje është i papranueshëm dhe përbën një krim që duhet të dënohet maksimalisht. Në emrin tim personal dhe si Kordinatore Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe solidarizohem me qytetarët që me të drejtë ndjejnë zemërim dhe trishtim përballë këtij akti kriminal. Uroj shërim të shpejtë për vajzën që po merr trajtim mjekësor dhe përkujdesje të vazhdueshme për të kaluar këtë traum të rëndë” shkruan ajo.

 

Ndër të tjerash Haxhiu thekson se dhuna në çdo formë të saj, është e patolerusheme.

 

“Dhuna, në çdo formë të saj është e patolerueshme. Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe kanë të drejtën e patjetërsueshme të rriten sigurtë, të dashur dhe të mbrojtur dhe askush nuk ka të drejtë t’ua mohojë këtë të drejtë themelore”. LipjaniNews

 

 

SHIKO MË SHUMË

Pas certifikimit të rezultateve, partive u bëhet thirrje të mos humbin kohë për formimin e institucioneve

Është ky vendimi që u mor këtë të mërkurë. E me certifikimin e rezultatit zgjedhor,...

Mot pjesërisht i vranët – Kështu pritet të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të mbaj...

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...