Haxhiu: Kushtetuesja po i jep kohë PDK-së të blejë deputetë

PUBLIKUAR

haxhiu-kushtetuesja-po-i-jep-koh-euml-pdk-s-euml-t-euml-blej-euml-deputet-euml_hd

Deputetja Albulena Haxhiu, nga Lëvizja Vetëvendosje, kësaj radhe beson në gjykimin real të Gjykatës Kushtetuese, duke i dhënë të drejtë bllokut LDK-AAK-NISMA.

“Është shumë evidente që të gjitha institucionet publike në Republikën e Kosovës janë kapur nga qeveria në ikje dhe këtu nuk përjashtohet as Gjykata Kushtetuese. Pra, jemi dëshmitarë të asaj që Gjykata Kushtetuese jo gjithmonë ka vepruar në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në Republikën e Kosovës”, tha Haxhiu për RTK.

Ajo pretendon se Gjykata Kushtetuese padrejtësisht nuk ka marrë ende vendim për këtë çështje dhe atë për një arsye të vetme.

“Pra e ka respektuar afatin maksimal, që e ka në dispozicion, kjo vetëm për t’i dhënë kohë kryeministrit në ikje që t’i blejë deputetët ose që të bëjë presion te deputetët për ta formuar qeverinë. Pra kjo është e padrejtë për shkak se si pasojë e kësaj vendi është futur në një ngërç institucional dhe si pasojë e kësaj është bllokuar edhe jeta e qytetarëve të Republikës”, tha Haxhiu.

Sipas deputetes Haxhiu, është data 31 gusht që shënon përfundimin e mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtar në Gjykatën Kushtetuese, kohë kjo e cila do të jetë përcaktuese edhe për vendimin final.

“Çdo vendim pas këtij afati, do të konsiderohej i paligjshëm dhe jo kushtetuese”, thotë Haxhiu. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...