Haxhiu: Gjykata Kushtetuese shkel Kushtetutën!

PUBLIKUAR

Punën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës që nga themelimi e deri më sot përfaqësuesit e opozitës e vlerësojnë me notë negative.

Albulena Haxhiu, deputete e lëvizjes “Vetëvendosje”, thotë për “Zërin” se kjo Gjykatë e ka humbur kredibilitetin.

Haxhiu nga LVV-ja së bashku me Teuta Haxhiun e AAK-së dhe Valdete Bajramin e “Nismës” patën dërguar në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Kuvendit për Gjykatën Speciale, meqë, sipas tyre, ishte i padrejtë dhe jokushtetues.

“Ashtu siç dihet, ne patëm kontestuar formimin e Gjykatës Speciale edhe në Gjykatën Kushtetuese për shkak të përmbajtjes etnike të tij dhe për shkak të krijimit të sistemit paralel, por edhe për shkak të shkeljes së procedurave. Ne kemi marrë përgjigje për këtë. Pra Gjykata Kushtetuese sikur edhe në shumë raste të tjera të dëmshme theksoi që me amendamentin e Gjykatës Speciale nuk shkelet Kushtetuta”, ka deklaruar Haxhiu. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...