Haxhi Shala: Me ardhjen e Shukri Bujes kemi rritje të Nismës në Lipjan

PUBLIKUAR

Deputeti i Nismës, Haxhi Shala, ka treguar detaje nga takimi i sotëm i liderëve të koalicionit PDK-AAK-NISMA dhe AKR, me Listën Serbe.

Në emisionin InfoBox në RTV Dukagjinin, me gazetarin Fidan Rama, ai thotë se problemi i mos arritjes së marrëveshjes me Listën Serbe ka të bëjë me postet.

“VV donte pushtet, postin e kryeministrit. Duket e ditur se si VV donte vetëm gjithçka në Prishtinë, e kemi ditur se nuk mund të arrijnë marrëveshje”, thotë ai, duke shtuar se pas zgjedhjeve lokale, ka gjasa që LDK t’i bashkohet qeverisë Haradinaj.

Deputeti i Nismës thotë se nëse puna ju shkon mirë, mund të vazhdojnë mandatin deri fund.

Ai po ashtu ka thënë se prej ardhjes së Shukri Bujës në Nisma për Kosovën ka rritje të numrit të përkrahsve të Nismas edhe në Lipjan.

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...