Haxhi Avdyli për Doarsa Kicën: “Motra” jonë e vogël ia kafshoi dorën Vjosa Osmanit nga e cila u ushqye e u rrit politkisht

PUBLIKUAR

Deputeti i Guxo, Haxhi Avdyli, i ka kushtuar një shkrim të gjatë ish-bashkëpartiakes Doarsa Kica Xhelili e cila kaloi në LDK.

Avdyli e ka quajtur “motër” të vogël deputeten Kica Xhelili, që e njëjta ia ka “kafshuar” dorën presidentes Osmani, raporton Express.

“Kjo “motra” jonë i kafshoi dorën e Vjosa Osmanit e partisë Guxo nga e cila u ushqye e u rrit (politikisht). Pardje e nisi rrugëtimin politik diku tjetër duke përqeshë Rugovizmin e LDK-së e Guxo-s e pa kurrfarë lidhshmërie emocionale me konceptet e tyre, tani mbetet çështje kohe kur ka me ik edhe nga aty , ose do mësohet për të duruar goditjet e këpucave e brrylave”, ka shkruar Avdyli.

Deputeti prizrenas ka publikuar disa fotografi nga fushata zgjedhore ku shihet edhe ish-bashkëpartiakja e tij Doarsa Kica për të cilën tha se u kërkon falje gjysmë milionë qytetarëve.

“Për fund, në emër tim personal, përmes këtyre fotove, juve gati gjysmë milioni qytetarë që na besuat me 14 shkurt, me përulësi ju themi NA FALNI. Edhe na jemi njerëz, mashtrohemi. Nuk e kemi njohur mirë. Siq ka raste që edhe në jetë të përditshme të mashtrohemi, e të na lënë në baltë në gjysmë të rrugës. Sot po ndihemi njëjtë si ju të gjithë, të mashtruar , veq ne edhe pak më shumë, se i dhamë të gjitha mundësitë për të bërë emër. Por misionin tonë për shtet e drejtësi, nuk ka forcë që e ndalon”, ka shkruar ai.

SHIKO MË SHUMË

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur nën 16 vjeç

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Bashkëjetesë me...

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës gjatë ditës së sotme, këto janë zonat që preken

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më...