Havertz i kryen testet mjekësore, para kalimit në Chelsea për 100 mln euro

PUBLIKUAR

Kai Havertz i ka kryer me sukses testet mjekësore me Chelsean, para se t’i bashkohet klubit londinez nga Bayer Leverkusen për 100 milionë euro, sipas mediave gjermane.

Chelsea është pajtuar ta blejë 21-vjeçarin për një shumë rekorde për klubin, duke i paguar 80 milionë euro fillimisht, e pasta edhe 20 milionë euro bonuse, transmeton Gazeta Express.

Sipas gazetës Bild, Havertz i kreu testet mjekësore me Chelsean në Londër të dielën dhe pastaj iu bashkua Kombëtares së Gjermanisë të hënën për ndeshjet e shtatorit.

Havertz do të jetë blerja e gjashtë e Chelseat këtë verë, pas Hakim Ziyech, Timo Werner, Ben Chilwell, Thiago Silva and Malang Sarr.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...