Hasim Rushiti: Letër Publike për Kryetarin Limaj

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Shkruan Hasim Rushiti:

I nderuar kryetar i NISMA për Kosovën Zotëri. Fatmir Limaj, të nderuara redaksi, sot më 20.09.2016 kuptova qe NISMA paska mbajtur takimin e kryesise me nendege. Kete e kuptova nga foto e te ashtuquajturit kryetar i NISMA në Shtime, i cili me shume edhe i PDK-se se sa i NISMEs. Pse nuk ftohemi edhe ne kurre ne takime te tilla. Pse Fehmi Hysenaj kurre nuk na informom se cka po ndodhe atje tek ju. Fillimisht, për opinionin e gjerë publik dhe opinionin shtimjan duhet të thuhet e vërteta se në procesin zgjedhor te brendshem ne Shtime nuk ka pasur fare demokraci. Nuk ka pasur fare transparencë dhe fare pjesmarrje anëtarësisë,votuesve, qytetarëve e të intelektualëve të cilët publikisht i kemi ftuar që të jenë pjesë e jona dhe më në fund dikush u frikësua dhe nuk i ftoi fare në këtë proces “demokratik” zgjedhor. Kandidati i “vetëm”,por edhe vetë kryetari Limaj e dinë fort mirë se në këtë proces ka pasur edhe njerëz të tjerë të interesuar për këtë garë, të cilët bartin në vete shumë vlera dhe kanë përkrahjen e qytetarëve të Shtimes dhe kanë kontribuar shumë për Nismën dhe sukseset e sajë në Shtime, por fatkeqësisht jemi ngulfatur ne si anëtarë të NISMA-s në Shtime nga qarqe të caktuara. Çfarë kandidati ka zgjedhur për kryetar NISMA në Shtime? Fehmi Hysenaj është kryekëput argat i PDK-së! Pse? Pyeteni atë se si e ndërtoi banesën e tij 4-katëshe (me shuma marramendëse financiare që ka marrë nga EDA). Pyeteni ate se si pa asnjë cent e bëri të vetën pronën tek vendi i quajtur “Lugu i Gjergjanit” dhe prona tjera shoqërore në Shtime të cilat i bëri përmes organizatës për zhvillim ekonomik me emrin “EDA”, përderisa ishte nën ombrellën e PDK-së në Shtime dhe në pozita të larta komunale. Pyeteni ate se si u punësua së fundmi në Zyrën e Grupit të Veprimit Lokal “Natyra” ku kryetar i kësaj shoqate është një i afërm i kryetarit të Shtimes Naim Ismajlit. Pyeteni kryetarin e NISMA-s se si i raporton dhe sa shpesh anëtarëve të kryesisë së PDK-së për aktivitetet e NISMA-s në Shtime. Ne anëtarët dhe simpatizantët e NISMA-s kemi menduar se ne jemi opozitë për të luftuar PDK-në në Shtime dhe rrisim elektoratin tonë, mirëpo së fundmi jemi shndërruar në një mini PDK të Shtimes duke përfshirë këtu edhe ngufatjen,pamundësinë e shprehjes së mendimit të lire, e deri tek e drejta elementare e demokracisë, ajo e kandidimit të për pozita brenda partisë. Mirëpo me gjasë jemi gabuar rëndë përkundrazi spiunimi i anëtarëve të NISMA-s në Shtime, ngulfatja dhe shantazhimi nuk janë formë e udhëheqjes së një subjekti politik, përkundrazi bënë që unë personalisht më të mos besoj në këtë subjekt, mirëpo do të qëndroj dhe do t’i luftoj njerëzit si ky kryetari i sapozgjedhur, i cili së pari nuk e ka mbështetjen e anëtarëve të familjes e mos të flasim për mbështetjen e më gjerë në Shtime. NISMA në Shtime ka nevojë për një kryetar të ri, jo një hedhurinë të korruptuar të PDK-së.

SHIKO MË SHUMË

Opinioni i Ymer Troshupës për rikandidimin e Imri Ahmetit për Kryetar të Lipjanit

Opinion nga Ymer Troshupa: Zyrtarizimi i kandidatures së Imri Ahmeti-t kandidat për Kryetar të Lipjan-it,...

Ymer Troshupa: Kënd po e thërret Ezani

Nga Ymer Troshupa Sot në Magurë të Lipjanit, u rrënua një objekt, që dikush mund...

Troshupa: Tri spektakle të turpshme dje i pasqyruam para Botës

Nga Ymer Troshupa: 1-U arrestuan, duke i refuzuar dhe kontestuar ftesat që burojnë nga një...