“Hashim Thaçi, protagonist i krizave në Kosovë”

PUBLIKUAR

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berisha, ka theksuar se shndërrimi i çështjes së presidentit të Kosovës, në çështje aritmetikore është tregues i krizës së thellë në të cilën ndodhemi.

Ai në Facebook ka shkruar se protagonisti i krizave të vazhdueshme politike, që nga lufta është pikërisht kandidati Hashim Thaçi.

“Është koha, pasi ai nuk e ka kuptuar nevojën e Kosovës, ta kuptojnë qytetarët, se Kosova ka nevojë të marrë frymë prej ambicieve të tij të pafundme që të jetë pronar i Kosovës, i lirisë së saj, i pasurisë së saj dhe i shitjes së saj. Kosova duhet të lirohet nga grupet që ia kanë zënë frymën dhe t’i kthehet qytetarëve të vet”, ka shkruar Berisha. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...