Hashim Thaçi në Berlin premton ekonomi moderne (Foto)

PUBLIKUAR

timthumb

Kreu i Qeverisë në ikje Hashim Thaçi i cili po merr pjesë në Konferencën e Berlinit është përkrah Kryeministrave tjerë të Ballkanit është pritur nga nikoqirja e takimit Angela Merkel.

Thaçi në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar disa fotografi si dhe duke thënë se nuk ka ekonomi të fortë pa marrëdhënie të mira me fqinj dhe nuk ka krijim të vendeve të reja të punës nëse nuk ka shtet ligjor.

“Në Konferencën e Berlinit delegacioni i Kosovës prezantoi mundësitë investive konkrete. Bashkëpunimi rajonal, reformat në sundim të ligjit, luftim kundër korrupsionit dhe zhvillimi ekonomik janë të ndërlidhura njëra me tjetrën. Nuk ka ekonomi të fortë pa marrëdhënie të mira me fqinj dhe nuk ka krijim të vendeve të reja të punës nëse nuk ka shtet ligjor. Kosova ka shënuar progres këto vite por si kryeministër i vendit kam dhënë premtimin se do të punojmë edhe më shumë të ndërtojmë ekonomi moderne. HTH”, ka shkruar Thaçi.

SHIKO MË SHUMË

“Dëshmi se veç puna e çon përpara Kosovën! “, thotë Osmani pas vizitës në dy kompani vendore në Istog

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka lavdëruar punën e dy kompanive vendore...

Gjendet e vdekur gruja e zhdukur në Deçan, nga FSK-ja japin detaje

Është gjetur e vdekur 55-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Deçan. Kjo është konfirmuar...