Hasani nuk është dashur ta bëjë publik mendimin e tij karshi Asociacionit

PUBLIKUAR

Kadri Kryeziu, ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ka thënë se Enver Hasani, ish kryetari i kësaj gjykate, s’është dashur që të flasë publikisht për qëndrimet e tija karshi marrëveshjes së lidhur në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë, për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Enver Hasani s’është dashur ta bëjë publik mendimin e tij karshi Asociacionit. Ne jemi juristë dhe sigurisht që i kemi mendimet tona karshi këtyre çështjeve, por s’mendoj se një gjë e tillë do të duhej të thuhej publikisht. Kjo për shkak se ne jemi edhe profesorë në universitet, e si pedagogë kemi një mision që të krijojmë harmoni dhe detyrë e jona si intelektualë është që këtë situatë ta stabilizojmë”, është shprehur Kryeziu në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova.

Kryeziu i është referuar deklaratave të Enver Hasanit, dhënë për Gazetën Zëri, ku kishte thënë se Gjykata Kushtetuese duhet të sqarojë termin “Kuvend kushtetutëbërës” që është përdorur në Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe dhe se ka dallime të mëdha ndërmjet tekstit të Marrëveshjes në gjuhën shqipe me tekstin në gjuhën angleze, e që vlen në rast të kontesteve.

Kryeziu ka diskutuar rreth anës juridike të dërgimit të kësaj lënde në Kushtetuese.

“Presidentja ka detyrë të ruajë shtetin. Preukopimi i Presidentës është shprehur përmes një kërkese që është e garantuar me kushtetutë”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...