Profesori i sociologjisë së religjionit, Ismail Hasani, në vazhdën e debatit që po zhvillohet ditëve të fundit në lidhje me mbajtjen e shamisë në shkolla, ka thënë se shoqëria në Kosovë është shoqëri multietnike dhe fetare dhe që përkatësia e brendshme fetare nuk shpërfaqet përmes pamjes së jashtme dhe formave të ekspozimit.
Sipas tij, përmes udhëzimeve administrative të tilla çdo parti politike tenton të joshë elektoratin e vet.
Ai ka për RTV Dukagjini thënë se ka depërtim të radikalizmit islamik në Kosovë, e që ky vend nuk është i pa ekspozuar nga islami politik ose nga regjionet tjera që bashkërendohen me elitën politike.
Sipas tij, ky debat mbi këtë çështje ka ardhur si pasojë e një kakofonie të pashpjegueshme, debat për të cilin sipas tij kanë diskutuar njerëzit që nuk kanë kompetencë për të folur për këtë problematikë. /Dukagjini/


