Hasani, Lladrovcit: Mos hy në tema që nuk i di dhe nuk ke qenë protagonist

PUBLIKUAR

Nait Hasani i PDK-së ka reaguar në polemikën që po bëhet mes Rexhep Selimit dhe Ramiz Lladrovcit për ngjarje të luftës në Kosovë. Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“I percolla me vemendje qe nga mbledhja e Kuvendit te Kosoves per zgjedhjen e presidentit e deri me sot debate jo te pelqyeshme dhe debatin e fundit ne mes z. Selimit dhe z. Lladrovcit dhe nuk dua te nderhyj, po me qellimin e mire qe te mbylle kete debat, them mjaft me keto ne emer te Luftes.

Por ne kete debat dua te nderhyj dhe i them mjaft z. Lladrovci qe, kerkon llogari nga Selimi per arrestimet tona dhe vrasjen e Zahirit.

Dua t’ia bej me dije z.Lladrovci se para se te vritej Zahiri, Edmondi dhe Hakifi dhe para se te arrestohesha unë Rexhep Selimin, Muje Krasniqin komandant – Kapuqin, Xheladin Gashin komandant – Plaku etj bashkeluftetar i kam lenë ne Prekaz ne Familjen e Adem Jasharit. Prandaj te lutem z. Ladrovci mos hy ne tema për te cilat nuk i di dhe nuk ke qene protagonist. Kete ta them me qellimin më te mire dhe për hir te se vertetes.

E them kete sepse nuk eshte hera e pare qe tentohet qe reniet e shokeve te paraqiten si te dyshimta”, ka shkruar Hasani. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...