Hasani: Ligji për media do të ndalojë lajmet e rreme

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Sot në kohën e zhvillimit të teknologjisë informative, çdo ditë e më shumë po lindin portale që po shpërndajnë lajme të rreme e të pa verifikuara.

Për të vet rregulluar funksionimin më të mirë të medieve dhe mos përhapjen e lajme të rreme, edhe institucionet e Kosovës po shikojnë mundësinë që të ketë rregullim në këtë drejtim.

Kryetari i Komisionit për Administratë Publike dhe Media në Kuvendin e Kosovës, Nait Hasani, tha se debati për të bërë rregullimin dhe vet rregullimin  medieve po bëhet jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende të rajonit e më gjerë.

“Ka pasur debate të ndryshme, në të njëjtin kohë teknologjia ka avancuar në përkrahjen e lajmeve në mënyra të ndryshme. Ne kemi pasur vizita dhe konferenca, si në Pragë për të diskutuar për “Fake News”, po ashtu kemi vizituar edhe vende që nuk kanë ligj. Ne kemi filluar procesin për mediet dhe ajo iniciativë është në vazhdimësi sidomos edhe në këtë kohë ku ka shumë portale. Sot janë 240 portale që funksionojnë në Kosovë. Ka portale që nuk janë të regjistruar fare në Kosovë”, tha Hasani në Radio Televizionin e Kosovës.

Sipas tij Franca e Gjermania janë shtetet që kanë vënë rregulla për të funksionuar portalet.

“Kosova ka nevojë për të pasur ligj të veçantë për media. Ne duhet të mbrojmë informacionin e vërtet, do të mbrohen gazetarët që e kanë profesion. Ata nuk po mund të mbrohen. Ne kemi marrë iniciativë dhe është në draft. Për këtë do të ketë diskutim edhe me gazetarët. Qëllimi i ligjit është mbrojtja i gazetarëve dhe medieve”, tha Hasani.

SHIKO MË SHUMË

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...