Hasani flet për anulimin e takimit Kurti – Veliaj, çfarë ndodhi sipas tij

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani në një përgjigje për Gazetën Express ka treguar versionin e tij se pse është anuluar takimi i paraparë që të ndodhte sot në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kreut të Bashkësisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Hasani që ka qenë pjesë e takimeve që sot ka mbajtur Kurti në Tiranë në saje të vizitës së parë zyrtare që nga marrja e detyrës së kryeministrit, ka deklaruar se arsyeja se pse takimi i paraparë Kurti – Veliaj është anuluar është sepse kryeministri i Kosovës kishte pasur një agjendë në Prishtinë.

“Kryeministri nuk e ka anuluar vizitën te kryetari i Bashkësisë së Tiranës z.Erion Veliaj. Po për shkak të agjendës në Prishtinë, takimin me Ministrin e Jashtëm të Italisë dhe për shkak të kohës për të mbërri atje e ka shtyrë vizitën për një ditë tjetër”, ka deklaruar ambasadori Nait Hasani në një përgjigje për Gazetën Express.

Sipas agjendës zyrtare që ka dërguar qeveria e Kosovës, Kurti ishte paraparë që të shihej me Erion Veliajn në ora 11:55 minuta.

Pas anulimit të takimit, kreu i Bashkësisë së Tiranës tha se Kurti e ka devijuar agjendën dhe nuk e di arsyen e anulimit./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...