Hasani: Asociaconi jashtë rendit kushtetues të Kosovës

PUBLIKUAR

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të propozuar nga treshja evropiane.

Ai ka theksuar se ky lloj i Asociacionit nëse bëhet është  jashtë rendit kushtetues të Kosovës.

“Faktikisht kryeministri ka kompetenca shtesë ia cakton Kushtetua, s’mund t’ia caktojë statuti që është akt nën ligjor, mandej Gjykatës Kushtetuese i caktohen kompetenca. Faktikisht organet qendrore vihen në shërbim të bashkësisë së komunave serbe, shërbëtorë të tij”, tha ai.

“Kjo çfarë po ndodh edhe kjo bashkësi e komunave do të operojë jashtë rendit kushtetues të Kosovës. Do të thotë si mos të ekzistojë Kushtetuta e Kosovës fare”, ka thënë Hasani

Sipas Hasanit draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është ligj, pasi ligje nxjerr vetëm Kuvendi i Kosovës.

Hasani, tha se draft-statutin e quajti “shkarravinë” dhe se sipas tij, atë në Gjykatë Kushtetuese mund ta sjellin vetëm një kategori e personave që kanë rol publik në Kosovë.

“Atë mund ta bien në gjykatë si vendim të qeverisë vetëm deputetët, palët e autorizuara, Avokati i Popullit dhe Presidentja e Kosovës. Nuk mundet kryeministri”.

“Nuk pres prej Gjykatës Kushtetuese të shërbejë si bigë për proceset politike që janë pranuar me ndërkombëtarët”, tha Hasani në  në Klan Kosova.

Më tej, sipas Hasanit, me anë të themelimit të Asociacionit, Serbia futet si asnjëherë më parë në çështje të brendshme të Kosovës dhe i kontestohet titulli juridik, pavarësia.

“Serbia futet, më shumë se asnjëherë më parë në çështjet e brendshme të Kosovës që lidhen me sovranitetin e brendshëm të Kosovës. Prej mënyrës së financimit”.

“Neve na kontestohet titulli juridik i pavarësisë që është shpallur dhe që na ka pranuar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Çdo zgjidhje e autonomisë serbe në Kosovë nuk mund të jetë e përhershme”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...